image Trajkoviq pyet Vuçiqin: A i kthyet 9 deputetët e Listës Serbe në Kuvend për ta parandaluar hyrjen time?

Politikë

Trajkoviq pyet Vuçiqin: A i kthyet 9 deputetët e Listës Serbe në Kuvend për ta parandaluar hyrjen time?

news image

Pas dhënies së betimit të deputetëve nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Rada Trajkoviq në Twitter ka shkruar se kthimi i Listës Serbe në Kuvend u bë me qëllimin që asaj t’i pamundësohet hyrja në këtë institucion.

Ajo më tej ka kërkuar sqarim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për këtë veprim.

“Sapo u informova që Lista Serbe i ka marrë 9 vende në Kuvendin e Kosovës që të parandalonte hyrjen time në këtë Kuvend, dhe të pamundësonte që komuniteti serb në Kosovë përfundimisht të kishte përfaqësues të denjë. A mund ta shpjegoni këtë veprim Aleksandar Vuçiq?”, ka shkruar Trajkoviq.

/GazetaSinjali/