image Trajkoviq publikon fotot e policëve serbë: Jam ende në mbajtje, nuk po ndihem mirë

Politikë

Trajkoviq publikon fotot e policëve serbë: Jam ende në mbajtje, nuk po ndihem mirë

news image

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka alaramuar ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, mbi gjendjen e saj, pas situatës së krijuar me ndalesën që iu bë në hyrje të Serbisë nga policia kufitare serbe.

Ajo ndau një cicërimë në twitter, duke ndarë edhe fotografi të forcave policore serbe për të cilët thotë se janë përgjegjësit për gjendjen e saj të rënduar shëndetësore në mungesë të terapisë për insulinë.

Ajo tutje shkruan duke iu drejtuar ndërkombëtarëve të BE-së dhe atyre të SHBA-së, se me këtë rast, Serbia po shkel kushtetutën.

”Fatkeqësisht, për shkak të kërcënimeve shëndetësore për shkak të mungesës së terapisë, jam i detyruar të shpall publikisht se cilët janë punonjësit e policisë që do të mbajnë përgjegjësi nëse gjendja ime përkeqësohet. Parandalimi i hyrjes së një shtetasi të Serbisë në vendin e tij është shkelje e Kushtetutës”.

/GazetaSinjali/