image Trajkoviq e sheh Listën Serbe si projekt mafioz të Serbisë në Kosovë

Politikë

Politikë/ Trajkoviq e sheh Listën Serbe si projekt mafioz të Serbisë në Kosovë

news image

Kandidatja në listën e koalicionit “Sloboda” për deputete në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, tha sot se fitorja e Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit do të nënkuptonte se ajo tani është projekti mafioz shtetëror i Serbisë në Kosovë.

Trajkoviq  konsideron se  Lista Serbe nuk është kompetente për të marrë mbështetjen e popullit serb.

“Me fitoren e Listës Serbe do të nënkuptonte që mafia tani është një projekt thelbësor shtetëror i Serbisë në Kosovë. Lista Serbe, nënkryetari i të cilit Milan Radoiçiq është i njohur në qarqet kriminale, nuk mund të jetë ajo që serbët duhet të paraqesin veten para Kosovës dhe ndërkombëtarëve,” tha Trajkoviq.

Duke përmendur se fushata filloi “pikërisht nga skena e vrasjes së politikanit serb”, Trajkoviq tha se Oliver Ivranoviq gjithashtu u vra në skenën politike serbe.

“Për fat të keq, nuk ka një person të mjaftueshëm të vendosur që ka guximin të luftojë të keqen që aktualisht është mbizotëruese përmes Listës Serbe. Ishte detyrimi im për të vazhduar atë luftë dhe të përpiqesha të tregoja se kjo ide nuk vdiq me Oliverin,” është shprehur Trajkoviq. /Gazeta Sinjali/