image Trajkoviq: Dialogu po udhëhiqet nga Rama dhe Vuçiq

Politikë

Trajkoviq: Dialogu po udhëhiqet nga Rama dhe Vuçiq

news image

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se formimi i një qeverie lokale vetëm prej shqiptarëve në Bujanoc, është dëshmi se dialogu po udhëhiqet nga presidenti serb, Alekasandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Trajkoviq thotë se koalicioni i shqiptarëve që i ka asamblistët në Kuvendin Komunal në Bujanoc është firmosur në Tiranë.

“Kjo që po ndodh aktualisht në Bujanoc, ku është zgjedhur një qeveri lokale e një etnie, është vazhdim në heshtje i projektit Thaçi – Vuçiq”, ka thënë Trajkoviq./Gazeta Sinjali/