Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë, pas një vetaksidenti me veturë të babait të tij që kishte ndodhur më 10 korrik të këtij viti.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Policisë së Gjakovës se 6-vjeçari kishte prekur frenin e veturës dhe vetura kishte filluar të lëvizte, kështu nga frika fëmija kishte kërcyer nga vetura dhe kishte rënë në një teposhtë .
6-vjeçari ishte duke u trajtuar qe gjashtë ditë në QKUK, për shkak të lëndimeve trupore që kishte marrë si pasojë e vetaksidentit. Ndërsa, vetaksidenti kishte ndodhur më 10 korrik./Gazeta Sinjali/