image Lenny Kravitz shfaqet në skenë për ta befasuar 5-vjeçarin

Video/ Lenny Kravitz shfaqet në skenë për ta befasuar 5-vjeçarin

news image

Pesëvjeçari Justin Wilson II ka përjetuar një befasi të këndshme gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, ku i është dhënë rasti që të takohej me muzikantin e njohur, Lenny Kravitz.

Djaloshi ishte vetëm 18 muajsh kur filloi të luante në bateri, ndërsa në pjesëmarrjen e tij të parë në këtë emision (në vitin e kaluar) e interpretoi këngën e “Are You Gonna Go My Way” të yllit amerikan.

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes së dytë e interpretoi këngën “Fly Away”, por kësaj radhe e priste një befasi e madhe.

Kravitz u shfaq papritur në skenë për ta befasuar djaloshin, i cili gjatë asaj kohe ishte duke luajtur në bateri.

Justin i habitur filloi të bërtasë ndërkohë që Lenny iu afrua dhe e mori në krahë. Për më shumë, duke qenë se djaloshi është fans i Spidermanit, atij i ishin përgatitur edhe shumë dhurata.