Mesditën e sotme është mbytur në plazhin e Durrësit një 35-vjeçare.
Mësohet se trupi i pajetë qëndroi për 2 orë në ujë.
Sipas raportimeve, në momentin që ndodhi ngjarja, në plazh nuk kishte vrojtues, shkruan Euronews.al.
Mungesa e vrojtuesve në plazhe është një shqetësim për turistët, të cilët kanë treguar se ka kulla vrojtimi, por nuk ka punonjës.