Elvis (Agim) Muçaj nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit ka ndërruar jetë bashkë me vajzën e tij 6-muajshe në një aksident trafiku në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mbrëmë.
“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfshatarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./Gazeta Sinjali/