Një aksident tragjik ka ndodhur në Castelmassa të Italisë ku ka humbur jetën një 24-vjeçare shqiptare.
Raportohet se viktima është Diana Galicaj, e cila po udhëtonte me veturën e saj kur u përplas me murin e një shtëpie.
Galicaj kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti pasi kishte gjetur një punë në Castelguglielmo.
Karabinierët ende po rindërtojnë dinamikën e aksidentit ndërkohë zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina.
Pavarësisht ndërhyrjes, operacionet e shpëtimit përfunduan pas rreth tre orësh, dhe mjekët u desh ta deklaronin të vdekur të renë.