image Tragjike/ Humb jetën 34-vjeçarja shqiptare në Itali

Rajon

Tragjike/ Humb jetën 34-vjeçarja shqiptare në Itali

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Romë të Italisë, ku një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat raportojnë se automjeti i saj i tipit Smart është përplasur me një Audi.

Tutje mediat shkruajnë se viktima emri i së cilës është Elisa Danajn, humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

Viktima jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.

Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa edhe mjeti Audi është shkatërruar në pjesën e përparme. 

/Gazeta Sinjali/