image Tragjike: Dy vëllezër të mitur kosovarë vdesin pasi u goditën nga treni në Gjermani

Diasporë

Tragjike: Dy vëllezër të mitur kosovarë vdesin pasi u goditën nga treni në Gjermani

news image

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur sot pasi janë goditur nga treni, raporton Bild.de, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13-vjeçar ndërsa tjetri 17-vjeçar.

Sipas informacioneve, dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dytë kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Zëdhënësi i Policisë tha se drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte shumë vonë.

Ndërsa, dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Gjithashtu, Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier, e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”. /Gazeta Sinjali/