image Tragjedi: Çifti kosovar, prindër të shtatë fëmijëve, gjendet i vrarë në banesën e tyre në Francë

Evropë

Tragjedi: Çifti kosovar, prindër të shtatë fëmijëve, gjendet i vrarë në banesën e tyre në Francë

news image

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur mbrëmë në një apartament të vendosur në lagjen Plateau de la Justice në Epinal të Francës.

Sipas hetimeve të para, burri dhe gruaja janë vrarë me thika. Trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre, shkruan francebleu.fr, përcjell Gazeta Sinjali.

Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.

Policia dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje prej mëngjesit atje, deri tani akoma nuk janë të qarta rrethanat për rastin.

/GazetaSinjali/