image Tragjike, 10 muzikantë vriten dhe digjen në Meksikë

Botë

Bandat e drogës/ Tragjike, 10 muzikantë vriten dhe digjen në Meksikë

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë, ku 10 muzikantë janë qëlluar për vdekje dhe trupat e tyre janë djegur gjatë një prite.

Ngjarja ndodhi në pjesën jugore të Meksikës. Zyrtarët dyshojnë se prapa këtij sulmi qëndron një bandë e drogës.

Mësohet se viktimat, të moshës nga 15 deri në 42 vjeç, ishin anëtarë të grupit muzikor “Sensacion Musical”, ndërsa ata u në qytezën Chilapa të rajonit Guerrero.

BBC shkruan se pas krimit fshihet banda “Los Ardillos”, që në gjuhën shqipet do të thotë “Ketrat”.

Guerrero është njëra prej rajoneve më të dhunshme në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollim të rrugëve të trafikimit drejt Oqeanit Paqësor dhe pjesëve të tjera të vendit. /Gazeta Sinjali/

Vehicle that was reportedly carrying the group