image Sulmet izraelite vranë 47 persona në Liban

Botë

Sulmet izraelite vranë 47 persona në Liban

news image

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se 47 persona janë vrarë në sulmet izraelite.

Sulmet, të cilat janë kryer nga mesnata deri pasditen e sotme, kanë plagosur edhe 97 persona në jug të Libanit dhe në rajonin Baalbek.

Sipas ministrisë, 3,980 persona janë vrarë në Liban që nga përshkallëzimi i luftës në mars.

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer më shumë se 150 sulme në Liban që nga mesnata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/