image Tragjedia në veri, UNMIK: Po monitorojmë situatën nga afër

Politikë

Tragjedia në veri, UNMIK: Po monitorojmë situatën nga afër

news image

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për vrasjen e policit në veri dhe dënon këtë incident tragjik në termat më të ashpër.

Ajo bën thirrje që autorët të mbahen në përgjegjësi, teksa policëve të lënduar u uron shërim të shpejtë.

“UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

/GazetaSinjali/