image Tragjedia në Tetovë/Dëshmia e vajzës që ishte me babanë e saj në spitalin modular: Zjarri ka filluar nga priza e rrymës

Rajon

Tragjedia në Tetovë/Dëshmia e vajzës që ishte me babanë e saj në spitalin modular: Zjarri ka filluar nga priza e rrymës

news image

Vajza nga Tetova, që e ka pasur babanë në spitalin modular, mbrëmë kur ndodhi shpërthimi i zjarrit, thotë se zjarri me shumë gjasë ka ndodhur në momentin kur në dhomën afër tyre, mjekët me defibrilator kanë tentuar ta reanimojnë një vajzë tjetër, që ka qenë me gjendje të rëndë shëndetësore. Në momentin e intervenimit, siç thotë ajo, ka dëgjuar britma në dhomën afër se duhet të reanimohet vajza, mjekët dhe motrat kanë qenë të shpërndarë, ndërsa menjëherë pas asaj janë dëgjuar britma se ka filluar zjarri.

Se a është që prej defibrilatorit të shkaktohet zjarri, për median maqedonase “Sloboden peçat” e kanë konfirmuar edhe mjekët e repartit infektiv të spitalit, me të cilët është biseduar në kushte të anonimitetit.

Sipas këtyre versioneve, është e mundur që deri tek zjarri ka ardhur si pasojë e problemit të prizës së rrymës në të cilën ka qenë i kyçur defibrilatori, ose shkëndijat e defibrilatorit e kanë shkaktuar zjarrin. Ky version ende nuk është i konfirmuar nga autoritetet.

Vajza që ka dhënë këtë dëshmi thotë se zjarri është shpërndarë me shpejtësi të madhe, por ajo me ndihmën e personelit mjekësor ka arritur që përmes dritares ta largojë babanë e saj.

“Kam parë njerëz të djegur, shumë të lënduar, ka qenë e tmerrshme! Këtë nuk ia dëshiroj askujt ta përjetoj. Spitali është djegur për disa minuta, në ato dy minuta kush ka arritur të shpëtojë, ka shpëtuar, është djegur shumë shpejtë”, dëshmon vajza për “Sloboden peçat”.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Po vazhdon hetimi në vendngjarje, dhe pritet që autoritetet të dalin me informacione zyrtare. /GazetaSinjali/