image Tragjedia në Strellc, Prokuroria: I dyshuari po intervistohet, rasti cilësohet vrasje nga pakujdesia

Siguri

Tragjedia në Strellc, Prokuroria: I dyshuari po intervistohet, rasti cilësohet vrasje nga pakujdesia

news image

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një ngjarje tragjike që ndodhi sot në bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, ku një person humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri.

Burimet e Sinjalit bënë të ditur se viktima është Shpend Hasanramaj, ndërsa i dyshuari është djali i tij, Erdonit Hasanramaj, 26 vjeç .

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po intervistohet nga policia.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me të gjitha njësitet relevante policore. Personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe aktualisht është duke u intervistuar nga policia. Ky rast është cilësuar si vrasje nga pakujdesia, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, ka deklaruar Nikçi.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë. Rrethanat në të cilat arma është shkrepur dhe ka rezultuar fatale për 59-vjeçarin mbeten ende objekt i hetimeve.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, të cilat po kryejnë ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/