Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, ku një person humbi jetën në rrethana tragjike, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Shpend Hasanramaj, 59-vjeçar, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht dhe ka përfshirë një familjar të tij.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, incidenti ka ndodhur gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë, ndërsa rrethanat e sakta se si ndodhi tragjedia janë ende duke u hetuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë nisur ekzaminimet dhe veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Sinjali do të raportojë me të gjitha detajet e reja sapo ato të konfirmohen nga burimet zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!