Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e sotme u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dyshohet që dorasi në fund ka bërë vetëvrasje.
Sipas informacioneve të para, i gjithë akti makabër dyshohet se u krye me armë zjarri.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli ne vendin e ngjarjes, teksa Policia po kryen ekzaminimet e nevojshme qe ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.