image Tragjedia në Itali, shkon në 7 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut

Evropë

Tragjedia në Itali, shkon në 7 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut

news image

Shtatë viktima, përfshirë një foshnje dhe dy fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në ishullin Ischia të Italisë.

Deri më tani janë evakuuar rreth 230 banorë ndërsa shkollat janë mbyllur.

Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të gjetur 5 personat që rezultojnë të zhdukur, tre prej të cilëve janë anëtarë të së njëjtës familje, prindërit dhe fëmija i mitur, si dhe dy persona të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se viktimat e konfirmuara të rrëshqitjes së dheut në Casamicciola janë, Eleonora Sirabella, 31 vjeç, Francesco Monti (lindur në 2011) dhe Maria Teresa Monti (2016) vëlla e motër, prindërit e të cilëve dhe vëllai tjetër janë ende të zhdukur.

Mes viktimave është familja e Maurizio Scotto di Minico (lindur në 1990) Giovanna Mazzella (lindur në 1992) dhe GiovanGiuseppe Scotto Di Minico, 22 ditësh, i gjetur nga zjarrfikësit.

Gjithashtu është gjetur i pajetë edhe trupi i Nikolinka Gançeva Blangova, me kombësi bullgare, 58 vjeçe.

/GazetaSinjali/