image Tragjedia në Gjilan, Policja që i vrau familjarët dhe veten dyshohet se kishte probleme mendore

Kosovë

Detaje/ Tragjedia në Gjilan, Policja që i vrau familjarët dhe veten dyshohet se kishte probleme mendore

news image

Policja Vadete Bllaca i ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.

Gazeta Sinjali mëson se policja Valdete Bllaca nuk ka qenë në rregull mendërisht.

Tragjedinë e rëndë, përpos Policisë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria njofton se vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalur në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë dhe prokurorin e rastit, i cili ka dhënë urdhër që trupat e tyre të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/