image Tragjedia në Gjilan/ Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur rreshterja e Policisë

Siguri

Tragjedia në Gjilan/ Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur rreshterja e Policisë

news image

Gazeta Sinjali më parë ka raportuar se në Gjilan është gjetur e vdekur një zyrtare policore afër. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ajtene Islami me gradë rreshtere.

Ndërsa Sinjali ka mësuar se Islami dyshohet që ka bërë vetëvrasje.

Për këtë rast ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

Ndërsa, lidhur me rastin, policia ka njoftuar se prej orës 18:00 do të dalë në konferencë për media.

E për këtë rast, Sinjali iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes:

/GazetaSinjali/