image Tragjedia e familjeve Pacolli e Visoka, kryekuvendari Konjufca shkon për ngushëllime

Sociale

Tragjedia e familjeve Pacolli e Visoka, kryekuvendari Konjufca shkon për ngushëllime

news image

Kthimi nga Shkupi për në Prishtinë ka qenë rrugë e tragjedisë për familjen e Naim e Merita Pacollit, të cilët kanë vdekur bashkë me djalin e tyre 16 vjeçar, pasi me veturën e tyre ranë në lumin Lepenc.

Në këtë aksident tragjik ka arritur të shpëtoj djali tjetër i tyre Shkëlqimi 21 vjeçar.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me deputetët Mefail Bajqinovci dhe Avni Dehari sot kanë qëndruar tek familja Visoka, e cila është familja e Meritës, në fshatin Prugovc të Prishtinës.

/GazetaSinjali/