image Tragjedi në Vlorë/ Nëna hidhet me fëmijën nga kati i pestë, vdesin të dy

Shqipëri

Tragjedi në Vlorë/ Nëna hidhet me fëmijën nga kati i pestë, vdesin të dy

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Një grua 35-vjeçe u hodh së bashku me fëmijën 2-vjeçar nga kati i pestë i banesës ku jetonte.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve për t’u ardhur në ndihmë, nëna dhe fëmija ndërruan jetë.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka treguar momentin kur nëna me fëmijën në Vlorë u hodhën nga kati i pestë i pallatit duke ndërruar jetë.

“Ajo është hedhur nga kati i pestë. Ajo ka ardhur aty thjeshtë për të bërë këtë. Ishte bashkë me fëmijën. Kur janë hedhur dëgjova zhurmën dhe dola.

I gjeta përmbys. Ajo kishte shenja jete. Fëmija nuk kishte shenja jete, kishte çarje në fytyrë. U hodhën nga kati i pestë. Ambulanca u vonua 10 minuta, policia erdhi” tha ai, shkruan abc news.

Ende nuk dihen arsyet që e dërguan 35-vjeçaren drejt këtij vendimi ekstrem./GazetaSinjali/