Një vajzë dy-vjeçare me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut është mbytur pasditen e sotme në një lumë në Itali.
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së dielës në Itali.
Siç raportojnë mediet italiane, një vajzë dy-vjeçare me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është mbytur në një lumë.
Ngjatja e tmerrshme ka ndodhur në kufirin midis qyteteve Montebelluna dhe Crocetta, në lokalitetin e Ciano, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve, ajo ishte larguar nga prindërit e saj dhe rryma e lumit e kishte rrëmbyer rreth 300 metra, ku edhe vogëlushja kishte ndërruar jetë.
Vogëlushen e kishte vërejtur një banore e cila u zhyt në lumë dhe provoi ta shpëtonte mirëpo, tashmë ishte shumë vonë dhe 2-vjeçarja kishte ndërruar jetë tashmë.
Në vendin e ngjarjes kishin ardhur edhe ekipi mjekësor si dhe karabinierët nga stacioni i Crocettas, ku edhe zjarrfikësit kishin ndërhyrë në këtë ngjarje, por tashmë ishte vonë.
Prokuroria Publike e Trevisos tashmë ka filluar hetimet lidhur për këtë ngjarje tragjike.
Sipas medieve italiane prindërit e dy-vjeçares, prej vitesh jetojnë në Itali dhe babai 21-vjeçar dhe nëna 20-vjeçe e cila është amvise tashmë janë marrë në pyetje nga ushtria dhe masat kundër tyre po shqyrtohen./GazetaSinjali/