Një çift shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tyre në via Leopardi në Itali. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se dielës. Ndërsa dyshohet të jenë vrarë nga ish-bashkëshorti i viktimës, me origjinë shqiptare gjithashtu, raportojnë mediet italiane.
Zbulimi i trupave është bërë nga karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.
Fillimisht u mendua për një rast vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.
Pas zbulimit të dy trupave, Policia ka mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas dhe kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi.