image Tragjedi në Francë: Pallati përfshihet nga flakët, 10 persona humbin jetën - mes tyre 5 fëmijë

Evropë

Tragjedi në Francë: Pallati përfshihet nga flakët, 10 persona humbin jetën – mes tyre 5 fëmijë

news image

Foto ilustruese


Dhjetë persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Francë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit sot  në lagjen Mas du Taureau, në periferinë lindore të Lionit.

Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Francë dhe shkak është bërë një zjarr që ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm.

BBC shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Mas du Taureau, në periferinë lindore të Lionit. Gjithashtu raportohet se mes viktimave janë pesë fëmijë.

Nga ana tjetër raportohet se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga pallati shumëkatësh.

640 0 639c17c9e525f

Banorët e zonës ka thënë se shpërthimi i zjarrit i zgjoi nga gjumi dhe se dëgjuan britma dhe ulërima fëmijësh.

“Dëgjuam britma, ulërima të fëmijëve. Kur hapëm dritaret, pamë tymin që dilte nga pallati, zbritëm menjëherë poshtë”, ka thënë një fqinj, raporton “The Guardian”.

Mediat e huaja shkruajnë se nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Sakaq bëhet me dije se zjarri shpërtheu fillimisht në katin e parë, e më pas u përhap me shpejtësi në katet e tjera të pallatit.

Në vendngjarje shkuan 165 zjarrfikës me 70 automjete të cilët pas disa orësh përpjekje kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

/GazetaSinjali/