image Tragjedi në Australi, digjen brenda makinës 4 persona, 3 prej tyre fëmijë

Botë

Botë/ Tragjedi në Australi, digjen brenda makinës 4 persona, 3 prej tyre fëmijë

news image

Katër persona, përfshirë 3 fëmijë, kanë vdekur pasi një makinë shpërthyer në flakë në qytetin astralian Brisbane.

Fëmijët, të gjithë nga 10 vjeç, u gjetën të vdekur nga forcat e emergjencës, bën me dije policia vendase.

Po ashtu, së bashku me ta vdiq edhe një mashkull i afërm me ta, ndërsa një femër pësoi djegie të forta dhe është dërguar në spital.

Sipas dëshmitarëve, gruaja është parë duke u hedhur nga makina ndërsa ajo ishte në flakë.

Ajo është dëgjuar të thotë “ai hodhi benzinë mbi mua”.

“Është shumë herët për hetimet, makina ishte e gjitha e përfshirë nga flakët kur mbërriti policia në vendngjarje” – tha një zyrtar i policisë.

Poashtu, nga zjarri është lënduar edhe një kalimtar, i cili është përpjekur që t’i ndihmojë viktimat, duke i nxjerrë nga makina. /Gazeta Sinjali/