Katër persona, përfshirë 3 fëmijë, kanë vdekur pasi një makinë shpërthyer në flakë në qytetin astralian Brisbane.
Fëmijët, të gjithë nga 10 vjeç, u gjetën të vdekur nga forcat e emergjencës, bën me dije policia vendase.
Po ashtu, së bashku me ta vdiq edhe një mashkull i afërm me ta, ndërsa një femër pësoi djegie të forta dhe është dërguar në spital.
Sipas dëshmitarëve, gruaja është parë duke u hedhur nga makina ndërsa ajo ishte në flakë.
Ajo është dëgjuar të thotë “ai hodhi benzinë mbi mua”.
“Është shumë herët për hetimet, makina ishte e gjitha e përfshirë nga flakët kur mbërriti policia në vendngjarje” – tha një zyrtar i policisë.
Poashtu, nga zjarri është lënduar edhe një kalimtar, i cili është përpjekur që t’i ndihmojë viktimat, duke i nxjerrë nga makina. /Gazeta Sinjali/