Trafiku Urban në Prishtinë, ka bërë të ditur se sot më 29 tetor, për nder të “Prishtina Rozë”, të gjitha gratë dhe vajzat do të mund të udhëtojnë pa pagesë.
Njoftimi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare tyre në rrjetin social Facebook.
“Për nder të “Prishtina Rozë” më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të “Trafikut Urban”. Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!” – thuhet në njoftim.