image Trafiku Urban kërkon të gjejë personin që i kanë humbur 40 euro në autobus

Kosovë

Trafiku Urban kërkon të gjejë personin që i kanë humbur 40 euro në autobus

news image

Stafi “Trafikut Urban” në Prishtinë ka njoftuar se ka gjetur 40 euro në njërin prej autobusëve të tyre.

Me këtë rast, Trafiku Urban njofton se personit që i kanë humbur, paratë mund t’i gjejë duke kontaktuar në qendrën e thirrjeve.

Stafi i autobusëve të NPK ‘Trafiku Urban’ duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, me datën 19.02.2021 në njërin nga autobusët janë gjetur një shumë e parave me vlerë prej 40 euro. Kondukteri këtë shumë e ka dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj qytetari që dëshmon për linjën dhe kohën mund të kontaktoj Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber: +383 45 10 11 22; +383 45 10 11 23; +383 45 10 11 28. Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, ka njoftuar “Trafiku Urban”./Gazeta Sinjali/