image Trafikoi tre të mitur për punë të detyrueshme në Drenas, arrestohet i dyshuari

Siguri

Trafikoi tre të mitur për punë të detyrueshme në Drenas, arrestohet i dyshuari

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për trafikim me qenie njerëzore, i cili dyshohet se rekrutoi tre të mitur të gjinisë mashkullore për punë të detyrueshme.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë dje rreth orës 21:10, në Drenas.

“Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 -orësh të policisë./Gazeta Sinjali/