Ka rënë në pranga një 48-vjeçar nga Komuna e Mirditës, i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, transmeton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për shtetasin Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.
Ai ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019 e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Gazeta Sinjali/