Një incident ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt në mes ish-deputetit të PDK-së Gani Koci dhe një asistenti të qendrës së votimit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur nga ekipi i kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Sipas ekipit të Jasharit, incidenti ka ardhur pasi ish-deputeti Gani Koci ka provokuar dhe ofenduar asistentin e qendrës së votimit duke e quajtur tradhtar që po e përkrah familjen Jashari.
Në lidhje me rastin, sipas komunikatës së lëshuar nga ekipi i Bekim Jasharit, janë njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Reagimi i plotë i ekipit të Bekim Jasharit:
Gani Koci, ish deputeti i PDK-së, kërcënon asistentin e qendrës së votimit në Polac, Mentor Koca,
Para pak minutave në qendrën e votimit në fshatin Polac ka ndodhur një incident mes ish deputetit të PDK-së, Gani Koci, dhe asistentit të qendrës së votimit Veton Koca.
Deri tek incidenti ka ardhur pasi që ish deputeti Koci, ka provokuar dhe ofenduar z. Mentor Koca duke e quajtur tradhtar që po përkrah familjen Jasharin dhe se sipas tij ai e ka bërë me shtëpi.
Për këtë rast menaxheri i qendrës së votimit ka njoftuar policinë e Kosovës dhe tani njësia FIT ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i njëjti sipas informacioneve nga menaxheri i qendrës së votimit, z. Gani Koci është shoqëruar në Polici.
Vlen të përmendim që raste të tilla të presionit, shantazhit dhe kërcënimit ka pasur dhe gjatë ditës së sotme.
Andaj Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë apel për oponentët politik që të ndalin tentimet për manipulime, kërcënimet e shantazhet sepse qytetarët tashmë kanë vendosur për kryetarin e tyre i cili do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme.
Njëkohësisht kërkon nga Policia dhe prokuroria që të vazhdojnë të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor./GazetaSinjali/