Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka thënë se romakët kanë emëruar trajnerin më të mirë në botë, duke shtuar se do të donte të stërvitej nga një trajner si Jose Mourinho, kur ishte i ri.
Totti u pyet për sezonin e ardhshëm të Romës, pasi klubi ka emëruar një emër si Mourinho për trajner përpara sezonit 2021-22.
“Kur të vijë, do të thotë atë që mendon. Ne kemi sjellë trajnerin më të mirë në botë”.
“Nëse do të kisha dashur të stërvitesha nga ai? Kur isha më i ri, po ”, deklaroi Totti, i cili shtoi se nuk do të ketë një rol në klub.
Totti gjithashtu vlerësoi punën e Roberto Mancini me Italinë dhe beson se Azzurri mund të ‘shkojë larg’ në Euro 2020.
“Ata mund të shkojnë larg dhe po e tregojnë atë me lojën dhe pasionin. Të gjithë lojtarët duan të fitojnë”.
“Nëse kam ndonjë këshillë për Mancinin? Unë nuk jam trajner dhe ai nuk ka nevojë për këshilla”, deklaroi kapiteni legjendar./Gazeta Sinjali Sporti/