image Tottenhami në telashe, pëson humbjen e dytë me radhë

Futboll

Tottenhami në telashe, pëson humbjen e dytë me radhë

news image

Tottenham është mposhtur në përballjen e sontme nga Brighton, me rezultat minimal 1:0, shkruan Sinjali Sport.

Golin e fitores për skuadrën e Brightonit e shënoi Trossard, në minutën e 17-të.

Kurse, Tottenham në anën tjetër dominoi me posedimin e topit por nuk arriti që edhe të shënojë.

Tottenham pësoi humbje edhe në ndeshjen e kaluar të zhvilluar kundër Liverpoolit dhe me këtë humbje mbetet në pozitën e 6-të, me 33 pikë të grumbulluara.

Brighton mbetet në pozitën e 17-të, me 21 pikë të grumbulluara./Sporti në Sinjali/