image Tottenhami e lë të lirë Eriksenin, danezi pritet të zbarkojë në Milano

Futboll

Inter/ Tottenhami e lë të lirë Eriksenin, danezi pritet të zbarkojë në Milano

news image

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen brenda pak ditësh do të shkojë në Milano të Italisë për t’u zyrtarizuar si futbollist i Interit.

Siç raporton ‘SportItalia’, Tottenham e ka pranuar ofertën e Interit prej 15 milionë eurosh plus bonuse, duke e lënë të lirë lojtarin që në merkaton dimërore, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas marrëveshjes, danezi do të përfitojë 10 milionë euro së bashku me bonuset, me një kontratë që e lidh me zikaltrit deri në vitin 2024.

Nuk është ende e qartë se kur danezi do të zbarkojë në Milano, por sipas burimeve të ‘SportItalia’, ai mund të jetë të dielën në San Siro për të parë ndeshjen e Interit kundër Cagliarit. Në këtë mënyrë ai do të ketë kontaktin e parë me Serie A para vizitave mjekësore dhe transferimit zyrtar.

Me Eriksen dhe transferet e tjera që po synin t’i bëjë, Interi i Contes bëhet edhe më kompetitiv për të arritur synimin e munguar prej kohësh që është fitimi i titullit kampion në Itali. /Gazeta Sinjali/