image Tostë me vezë dhe qumësht

Recetë/ Tostë me vezë dhe qumësht

news image

Nëse dëshironi të shijoni një mënyrë ndryshe të gatimit të tostëve, atëherë skuqni me vezë dhe qumësht.

Kjo recetë përgatitet për 10 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për 1 person.

Përbërësit: 4 feta bukë, 3 vezë, 1/4 gotë qumësht, 1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje, 1/4 gotë sheqer, 1 lugë çaji kanellë (të imët) dhe gjalpë.

Përgatitja: Rrihni vezët në një tas me qumështin dhe vaniljen. Zhysni brenda copat e bukës dhe vendosini në një pjatë. Veçmas përzieni kanellën me sheqerin. Hidhni pak gjalpë në një tigan dhe pasi të keni lyer çdo copë me sheqer dhe kanellë, skuqni për disa minuta nga çdo anë./Gazeta Sinjali/

Tostë me Vezë dhe Qumësht