image Tortë me arra

Recetë/ Tortë me arra

news image

Nëse dëshironi që të përgatisni një ëmbëlsirë pas darkës, atëherë receta e tortës me arrës është e përkryer.

Kjo recetë përgatitet shpejt dhe është lehtë për t’u konsumuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit:

230 gr arra te bluara, 6 vezë, 120 gr sheqer, 110 gr miell dhe 2 lugë rum(opsionale).

Përbërësit për kremin:

350 ml qumësht, 2-3 lugë lëng limoni, 1 lugë lëvore limoni në rende, 150 gr arra të bluara, 2 sheqer vanilje, 2 lugë rum(opsionale), 300 gr margarinë, 120 gr sheqer, 60 gr miell dhe ½ luge arra muskati e bluar.

Udhëzimet:

Ndani të bardhat nga të verdhat e vezës. Të bardhat tunden me gjysmen e sheqerit derisa të bëhet një shkumë e fortë. Të verdhat gjithashtu tunden veçmas me gjysmën tjetër të sheqerit dhe shtohet rumi.

Te të verdhat e vezës shtoni ngadalë miellin dhe duke përzier vazhdimisht shtojmë dhe arrat e bluara dhe shkumën nga të bardhat e vezës.

Përzieni mirë dhe masën vendosni në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24 cm .

Pjekni për 35 minuta në 180 gradë dhe pasi të piqet pandispanja, nxehtësinë e ndalni kurse pandispanjën e lini në furrë të ftohet.

Për kremin përzieni miellin, sheqerin dhe sheqer vaniljen me 150 ml qumësht të ftohet dhe përzieni mirë.

Masën tjetër të qumështit e vëni të vloj dhe në të shtoni miellin e tretur dhe pasi vlon qumështi shtoni tretësirën me miellin dhe përzieni derisa të trashet kremi.

Në kremin e ftohur shtoni margarinën e tundur më parë dhe përzieni mirë derisa të kompaktësohet mirë masa.

Te kremi shtoni edhe lëngun dhe lëvoren e limonit, rumin ose kanellë dhe arrën e muskatit(këto janë erëza që i përdorni sipas dëshirës, nëse nuk i keni mundet edhe pa to).

Pandispanjen e pjekur dhe të ftohur e ndani horizontalisht në tri shtresa .

Secilën shtresë e lyeni me kremin e vakët që të tria shtresat dhe në fund e leni nga jashtë dhe e dekoroni sipas dëshirës./Sinjali/