image Torres: Njohja e Kosovës është çelësi që zhbllokon paqen

Politikë

Torres: Njohja e Kosovës është çelësi që zhbllokon paqen

news image

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Konjufca si dhe ministra të Qeverisë Kurti.

Torres përmes një postimi në Twitter, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet t`i bashkohet SHBA-së në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“U takova me lidershipin e Kosovës për të afirmuar miqësinë e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bashkohet SHBA-së në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Njohja është çelësi që zhbllokon paqen”, ka shkruar Torres.

/GazetaSinjali/