image Tornado mbytë 25 persona në Tennessee të SHBA-së

Botë

Botë/ Tornado mbytë 25 persona në Tennessee të SHBA-së

news image

Tornado i cili goditi shtetin Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkaktoi vdekjen e 25 personave.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i këtij shteti, William Lee.

Guvernatori Lee gjatë një konference për gazetarë tha se disa njerëz janë ende të zhdukur.

Stuhia filloi në orët e para të së martës, pak pas mesnatës, dhe ndodhi aq shpejt, saqë siç mediave amerikane, njerëzit që ishin në gjumë nuk kishin kohë të gjejnë strehim.

Përpos personave të vdekur, rreth 150 të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Përveç personave të vdekur, raportohet se 150 të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Për shkak të stuhisë së fuqishme, 44 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, derisa autoritete lokale njoftuan se shkollat, gjykatat dhe linjat e transportit të martën kanë qëndruar të mbyllura.

Një banor tha se qyteti Nashville pas stuhisë po duket si zonë lufte.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do ta vizitojë shtetin e goditur nga stuhia të premten./Gazeta Sinjali/