image Tornado e frikshme në detin e Genovas në Itali

Botë

Fenomeni/ Tornado e frikshme në detin e Genovas në Itali

news image

Banorët e qytetit italian të Genovas kanë mbetur të shokuar nga një fenomen që ndodh rrallë në vendin e tyre.

Një incizim ka kapur një tornado në det, shumë afër me brigjet e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur sot pak para orës 10 të mëngjesit.

Fenomeni atmosferik u fotografua dhe filmua nga qindra njerëz dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.