image 'Topi' kalon te Thaçi, çfarë duhet të bëjë tash presidenti?

Kosovë

Mandatimi/ ‘Topi’ kalon te Thaçi, çfarë duhet të bëjë tash presidenti?

news image

Konstituimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës i ka hapur rrugë formimit të qeverisë.

Ndonëse ende nuk ka marrëveshje politike mes subjekteve për sigurimin e shumicës paralamentare, me konstituimin e Kuvendit është shmangur ndonjë krizë.

Votimi i sotëm në Kuvend e obligon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që t’i nisë bisedat me partinë fituese të zgjedhjeve për caktimin e mandatarit për formimin e ekzekutivit.

Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës.

Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.