image Top-lista e popujve në Evropë që kanë pretendime territoriale ndaj fqinjëve

Botë

Top-lista e popujve në Evropë që kanë pretendime territoriale ndaj fqinjëve

news image

Së fundmi qendra Kërkimore “Pew”, që është një institut amerikan i mendimit jopartiak me qendër në Washington, D.C. ka bërë një sondazh.

Në këtë sondazh janë publikuar rezultatet e hulumtimit të tyre në lidhje me qëndrimet për territoret e vendeve fqinje.

Qytetarët evropianë të pyetur se “a ka pjesë të vendeve fqinje që iu përkasin juve”, 67% e hungarezëve të anketuar u përgjigjën me pohim. Hungarezët del të jenë qytetarët që kanë më së shumti pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje në Evropë.

Kurse, tre në dhjetë gjermanë ende mendojnë se disa nga tokat e fqinjëve të tyre i përkasin shtetit të tyre, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar pjesa që mendon kështu është më pak, megjithëse mbetet ende në 23%.

/GazetaSinjali/