image Po rregullonte çatinë e Teqesë së Koshtanit, bie nga skela 45-vjeçari

Shqipëri

Po rregullonte çatinë e Teqesë së Koshtanit, bie nga skela 45-vjeçari

news image

Një 45-vjeçar ka ngelur i dëmtuar pasi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga skela ku punonte për restaurimin e çatisë së Teqesë së Koshtanit, që ndodhet në zonën rurale në Memaliaj.

Vilson Pata është transportuar drejt Spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ndërsa pritet që të niset drejt Tiranës, shkruan Abcnews.al.

Pritet edhe komunikatë nga policia për këtë ngjarje aksidentale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/