image Tolaj: Imagjinojeni sa kontakte mund të kenë pasur në Kosovë të infektuarit që u kthyen në Gjermani

Kosovë

Tolaj: Imagjinojeni sa kontakte mund të kenë pasur në Kosovë të infektuarit që u kthyen në Gjermani

news image

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se 300 mijë persona apo 20 për qind e popullsisë së Kosovës është e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Tolaj duke folur për menaxhimin e situatës me koronavirus, ka thënë se nuk duhet shikuar vetëm shifrat që raportohen.

“Ne i kemi afër 10 mijë raste me koronavirus në Kosovë. Një e dhënë tjetër është që kosovarët që po kthehen në Gjermani, po prijnë me numrin më të madh të të infektuarve me koronavvirus. Ato raste nuk janë të konfirmuara tek ne. Nëse  bashkatdhetarët janë infektuar për një periudhë kaq të shkrurtër, imagjinojeni kontaktet që mund t’i kenë pasur ata”, ka thënë Tolaj në Klan Kosova.

Tolaj po ashtu shtoi se nëse një rast idenfikohet, atëherë janë diku 39 raste të tjera të paidentifikuara.  /GazetaSinjali/