Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se togere Liridona Batfjari-Jashari, është shpallur studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll.
Liridona pranoi këtë çmim në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Turqi.
Ministri i Mbrojtjes, u shpreh krenar për gratë dhe vajzat ushtarake të Kosovës dhe i uroi suksese studentes.
Njoftimi i plotë:
Shumë krenar me gratë dhe vajzat tona ushtarake!
Sot, oficerja jonë, Togere Liridona Baftjari-Jashari, në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Stamboll, u shpall Studentja më e mirë ndërkombëtare.
Togere Baftjari- Jashari ka hyrë edhe në historinë e këtij instituti si oficerja e parë ndërkombëtare me një sukses të tillë!
Shumë urime Togere dhe të gjithë jemi shumë krenar me ty!
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja! /GazetaSinjali/