image Togeri i FSK-së, Mendim Muçiqi diplomon me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Britani

Siguri

Togeri i FSK-së, Mendim Muçiqi diplomon me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Britani

news image

Toger i FSK-së, Mendim Muçiqi ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Muçiqi ka diplomuar pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj. Gjithashtu ka falenderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve.

“Falenderojmë aleatin tonë, Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve në institucione prestigjioze ushtarake si Sandhurst”, thuhet në reagim.

Ndërsa, togerit i ka uruar suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij ushtarake dhe në detyrën për shërbim ndaj vendit.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid0345FibTuD97hc9GwLyEvs3cUte9CSocS4UDc3VYtDfwUu839FsLqAqjZ8rjAkr5i9l?cft[0]=AZX1AhhsP7ILeE2zOat2qur7tCohTf5xGzPGI40paAjVGBp6uhUueyqUIkseJupwqt0b15Z0E3Fk6jhy6PPSK9mMBgdN_0mYb93d1oMYjUOmzHcMSrO_1QtXTL3YmMp-7hc5M0LkemPZBvNmPKRoN4_N1dc9i1WX9fXJxZ2SuZU5d4iJYT3uEFX77WWnEcReUms&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/