image Tmerrohen qytetarët, jastëkë të mbushur me gjarpërinj hidhen në rrugë

Botë

Botë/ Tmerrohen qytetarët, jastëkë të mbushur me gjarpërinj hidhen në rrugë

news image

Qytetarët në Britani janë shokuar pasi për herë të dytë në rrugët e Sunderland, janë hedhur jastëkë të mbushur me gjarpërinj. Herën e parë u gjetën 15 gjërpërinj të futur në një thes dhe të hedhur në rrugë.

Raportohet se gjarpërinjtë u morën nga grupet e posaçme dhe rezultoi se gjendja e tyre ishte e mirë.

Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë arritur të zbulojnë se si ka ndodhur kjo gjë.

Gjarprinjtë janë gjetur në rrugë menjëherë pas stuhisë që goditi veriun e Europës.

 Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar informacion nga qytetarët për të mësuar më shumë në lidhje me misterin që rrethon gjarprinjtë, duke u hedhur dy herë në rrugë. /Gazeta Sinjali/