image Tmerrohen pushuesit në plazh, peshkaqeni lëviz me shpejtësi drejt bregut në Florida

Botë

Tmerrohen pushuesit në plazh, peshkaqeni lëviz me shpejtësi drejt bregut në Florida

news image

Pushuesit e një plazhi në SHBA janë shtangur teksa panë një peshkaqen të madh të notonte me shpejtësi shumë afër bregut ku ata po laheshin.

Pushuesit në plazhin e Floridas dolën të shqetësuar nga deti pasi panë peshkaqenin të vinte me shpejtësi në drejtim të tyre.

Pamjet janë bërë virale në rrjete sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë një turist rus vdiq në Egjipt pasi u sulmua në ujërat e rezortit turistik ku ishte me pushime.

Shanset për t’u sulmuar ose për t’u vrarë në një sulm i një peshkaqeni janë rreth 1 në 3.7 milionë, sipas Muzeut Ndërkombëtar të Kafshëve të Egra në SHBA.

/GazetaSinjali/